Nëpërmjet këtij projekti, FuturAL dëshiron të promovojë " Modelet që frymëzojnë të rinjtë" në Ciklin " 19 minuta" një format i ri por dinamik i cili do ju befasojë me risitë dhe modelet pozitive.
Rëndësia e ushqimit në një këndvështrim mjekësor Podcast me Ema Meçaj e cila ndan me ne mesazhe të rëndësishme për një ushqyerje të shëndetshme.Të jesh i shëndetshëm nis nga zgjedhja jote se çfarë i lejon dhe çfarë duhet të mbajmë larg trupit tonë. Kujdes! Mos nguroni të derejtoheni tek mjeku spcialist për çdo çrregullim të të ngrënit. Trupi jonë ka nevojë për lëndë të ndryshme ushqyese në sasi të caktuara, pasi nevojat e secilit prej nesh janë të ndyshme, në varësi të moshës zhvillimit tonë fizik. Disa probleme shëndetësore që krijohen sot nga kequshqyerja janë obeziteti, anemia, anoreksia nevore, bulimia të cilat ndikojnë tek problemet shëndetësore të individit. Kujdesuni për veten dhe shëndetin tuaj.
Në këtë podcast do të merrni këshillat e duhura për temat:
Si ndikon keq ushqyerja në sistemin tonë imunitar, tretës por dhe në sistemin tonë mendor.
Dieta e balancuar dhe me ushqime të shendetshme, do të ishte idealja për trupin tonë.
Si krijohet varësia nga ushqimet fast-food dhe cila do të ishte zgjidhja ideale për të hequr dorë nga këto ushqime.
Ndërgjegjësimi i të rinjve për shëndetin fizik mendor dhe riprodhues.
1 Feb 2024
Romina Xhaferi & Ornela Xhaferi
Dietat jo gjithmonë zgjidhja e problemeve shëndetësore. Të rinjtë dhe influencimi nga mediat sociale. Mire apo gabim?! Podcast me Romina Xhaferi & Ornela Xhaferi dy motra të cilat ndajnë me ne eksperiencën e tyre drejt rrugës të një ushqyerje të shëndetshme. Ato theksojnë se ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Gjithashtu japin përvojën e tyre jetësore, theksojnë se për të krijuar një dietë të shëndetshme, duhet të bazohet në burime të besueshme jo në “pseudo dieta” të postuara në media sociale. Një dietë e shëndetshme përfshin një gamë të gjerë ushqimesh, është e rëndësishme të keni parasysh se çdo person ka nevoja të ndryshme ushqimore në varësi të moshës, peshës, nivelit të aktivitetit fizik dhe gjendjes së shëndetit kështu që vetëm një ekspert ose dietolog mund të japë udhëzimet e duhura. Duhet të edukohemi personalisht rreth ushqimit dhe vlerave ushqimore. Të mësojmë për përmbajtjen e ushqimeve, efektet e tyre në trup dhe të krijojmë këndvështrime të shëndetshme mbi ushqimin.
26 Jan 2024
Sengla dhe Enki Elia
Podcast me Jesmina Sengla dhe Enki Elia të cilat mbrojnë dëshirat dhe dashurinë e tyre për ushqimin, por në forma të ndryshme.Dilema për të zgjedhur rrugën e një ushqyerje të shëndetshme apo të ndjekësh rrugën ku shijet ushqimore të drejtojnë është e vështirë. Kush fiton sipas jush?! Sfida fast-food apo ushqimi i shëndetshëm?
Contact Albanian Role Models
Guest appearances
Books guests
Based on episode analysis; this does not confirm that the show is currently accepting guests.
Host of Albanian Role Models?
Claim your podcast to manage its listing and keep your show details accurate.
Pod Engine is an independent podcast discovery and analytics service and is not affiliated with or endorsed by this podcast. Artwork and show content belong to their owners. Full legal notice.
Explore this show Podcast research with Pod Engine