Join Dritan Kiçi as he explores the rich culture of Albania on this podcast. From language and literature to art and history, we delve into various aspects of Albanian society. Discover the works of Albanian writers, poets, and intellectuals, and gain insight into current events and issues affecting Albanian society. Whether you're an Albanian reconnecting with your heritage or simply curious about this fascinating country, this podcast has something for everyone.
Durim Taçi flet për letërsinë dhe jetën e vet. Mendimet rreth autorësisë dygjuhëshe dhe letërsisë në përgjithësi.
Durim Taçi është një shkrimtar shqiptar që jeton në Bergamo, Itali¹. Ka lindur në vitin 1964 në Gramsh dhe ka punuar si skenarist, gazetar dhe specialist i botimeve në Ministrinë e Kulturës. Ka studiuar për filologji, kinematografi dhe filozofi. Është gjithashtu një përkthyes i shumë titujve letrarë nga italishtja dhe anglishtja. Është autor i shumë librave, siç janë: Extra time, Një prani në ikje, Nga një derë tjetër dhe Liqeni në mes të detit. Shkruan në dy gjuhë: italisht dhe shqip.
https://albanicum.org (https://albanicum.org)
https://revistaletrare.com (https://revistaletrare.com)
https://rlbooks.eu (https://rlbooks.eu)
2 May 2023
#006 Agron Tufa, shkrimtar e publicist
Shkrimtari Agron Tufa rrëfen për një nga librat e tij të fundit, "Lindja e papërlueme" dhe metodën e tij të krijimit. Një leksion e përsosur për krujuesit e rinj.
--------------
Agron Tufa është poet, prozator, shkrimtar, eseist, përkthyes dhe studiues i letërsisë.
U lind në Dibër në vitin 1967. Ndoqi studimet për letërsi në Universitetin e Tiranës. Më vonë vazhdoi studimet në Moskë, ku u diplomua në Filozofi Arti, e me pas perfundoi ciklin e tretë të studimeve në Teori Përkthimi, me përqendrim të veçantë në krijimtarinë e poetit Joseph Brodsky.
Agron Tufa ka dhënë mesim në Fakultetin e Historisë e Filologjisë në Tiranë, lendët Letersi e huaj e shekullit të XX, Teori Përkthimi e Letërsi Ruse. Tufa është Doktor i Shkencave filologjike. Deri në fund të nëntorit 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Ka kontribuar në një masë të konsiderueshme edhe në publicistikën shqiptare. Ka përkthyer disa autorë rusë, mes të cilëve Joseph Brodsky, Anna Akhmatova, Osip Mandelshtam, Boris Pasternak, Andrei Platonov, Mikhail Bulgakov, Vladimir Nabokov dhe Vladimir Sorokin.
Krijimtaria: https://sq.wikipedia.org/wiki/Agron_Tufa (https://sq.wikipedia.org/wiki/Agron_Tufa)
17 Apr 2023
#005 Lea Ypi, akademike, shkrimtare
Në një bisedë të bërë fillimisht për Revistën Letrare, Lea Ypi rrëfen për kalimin e saj nga botimet akademike në letërsi, për metodën e saj si shkrimtare dhe se si libri i saj autobiografik "Të lirë" mori vlerësime të mëdha nga mediat e botës.
10 Apr 2023
#004 Luan Rama, shkrimtar
Luan Rama flet për librat që ka shkruar. Tregon se ku e gjen frymëzimin, subjektet dhe historitë e romaneve. Rrëfen episode kurioze historike që i ka përdorur në letërsinë e tij në shqip dhe frëngjisht. Kjo intervistë është bërë në vjeshtën e virit 2021 dhe është botuar në tekst në Revistën Letrare Dimër 2021.
https://www.facebook.com/luan.rama.35 (https://www.facebook.com/luan.rama.35)
https://en.wikipedia.org/wiki/Luan_Rama_(diplomat) (https://en.wikipedia.org/wiki/Luan_Rama_(diplomat))
2 Apr 2023
#003 Një artist shqiptar pedagog arti në Bruksel | Vilson Biçaku
Vilson Biçaku është një piktor dhe petagog arti në "ACADEMIE DES BEAUX-ARTS DE CHATELET". Jeton në Belgjikë, me familjen, prej 23 vjetësh.
Është një artist i mirënjohur në rrethet artistike të Brukselit si dhe pjesmarrës në ekspozita të shumta, brenda dhe jashtë Belgjikës.
Në këtë podkast rrëfen udhëtimin e tij artistik dhe njerëzor, nga fshati ku familja e tij jetonte e internuar, deri në Belgjikë sot; për artin e tij dhe artin shqiptar, si dhe dëshirën për bashkimin e komunitetit shqiptar të artistëve.
Faqja personale: https://www.vilsonbicaku.com/ (https://www.vilsonbicaku.com/)
Instagram: https://www.instagram.com/vilson.bicaku (https://www.instagram.com/vilson.bicaku)
Facebook: https://www.facebook.com/vilson.bicaku/ (https://www.facebook.com/vilson.bicaku/)
26 Mar 2023
#002 Shqiptarët kanë humbur ndërgjegjen | Poli Hoxha
Dritan Kiçi dhe Poli Hoxha diskutojnë ndryshimet midis shoqërisë shqiptare dhe belge. Gjendjen politiko-shoqërore në Shqipëri dhe mungesën a një boshti moral të dukshëm. Poli tregon dhe për funksionimin e brendshëm të politikës shqiptare dhe marrëdhënieve antagoniste false midis së majtës dhe të djathtës, që bashkëpunojnë nën hije për fitime personale dhe uzurpim të pronës publike.
Poli Hoxha është gazetar i njohur i medias së shkruar në Shqipëri. Ka qenë kryeredaktori themelues për gazetën Panorama (http://www.panorama.com.al/)dhe gazetën Integrimi të LSI-së, si dhe Kryeredaktor i Gazetës Ballkan. Aktualist është Drejtor i Alfapress (https://alfapress.al/), një agjenci e pavarur lajmsh ne Tiranë.
Poli është dhe një opinionist i kërkuar nga televizionet shqiptare, si TV Klan (https://tvklan.al/?s=poli+hoxha) dhe Top Channel (https://www.google.com/search?q=%22top+channel%22%2B%22poli+hoxha%22&newwindow=1&sxsrf=AJOqlzUv-rTbv-amagSn5cS1wx4p0Ha7ug%3A1679657302334&ei=VokdZKCGFMntkgWk5Jf4Bw&ved=0ahUKEwigieaGu_T9AhXJtqQKHSTyBX8Q4dUDCA8&uact=5&oq=%22top+channel%22%2B%22poli+hoxha%22&gs_lcp=Cgxnd3Mtd2l6LXNlcnAQAzIFCCEQoAEyBQghEKABMggIIRAWEB4QHToKCAAQRxDWBBCwAzoFCAAQogQ6CAghEKABEMMESgQIQRgAUMYJWLuCAWCOhgFoAXABeACAAWaIAeMDkgEDNS4xmAEAoAEByAEIwAEB&sclient=gws-wiz-serp).
Për punën e tij si gazetar është vlerësuar gjithnjë nga lexuesi dhe organizatat ndërkombëtare, për hetimet dhe artikujt e spikatur e me reputacion për të vërtetën.
https://alfapress.al/ (https://alfapress.al/)
Albanicum është një podkast nga Dritan Kiçi, prodhuar në Belgjikë e që focusohet në çështjen shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të vendit amë.
https://albanicum.org (https://albanicum.org)
19 Mar 2023
#001 Midis njërit gjysh partizan dhe tjetrit të pushkatuar | Arbër Ahmetaj
Dritan Kiçi bisedon me shkrimtarin Arbër Ahmetaj për jetën e përpjekjet; njërin gjysh partizan e tjetrin të pushkatuar; shpirtin e poezisë dhe mundimin e prozës.
Kryeredaktor i Revistës Letrare (revistaletrare.com), është autor i 5 romaneve, 2 vëllimeve me tregime, 2 me poezi dhe 4 librave publicistikë.
Arbri ka patur një jetë dhe karrierë tepër interesante. Është diplomuar për farmaci në Tiranë dhe, më pas, në Zvicër, ku jeton prej më shumë se 20 vjetësh me familjen. Në këtë bisedë rrëfen disa nga kujtimet më intime të jetës, nga fëmijëria e deri më sot; gjëra që nuk i ka treguar më parë dhe që do i japë lexuesit një imazh më të qartë se nga vjen letërsia e tij.
Kërkojmë ndjesë për cilësinë e imazhit të videos; podkasti është realizuar në një shtëpi malore, në bjeshkët e Valesë në Zvicër, me diellin që hynte e dilte nga retë dhe nga dritarja në tavan.
Librat e Arbrit mund t’i gjeni në RL Books (rlbooks.eu), në Amazon dhe në të gjitha shërbimet serioze, ku shiten libra nëpër botë. Në Shqipëri gjenden te Bukinist.al dhe libraritë kryesore. Shumë prej tregimeve dhe përkthimeve të Arbër Ahmetaj mund të lexohen edhe te Revista Letrare në web apo në print. Revista dhe librat e tij mund të blihen edhe direkt në Facebook, ku gjenden dhe libra të tjerë e aksesorë të revistës, si: bluza, çanta e kapele me logon e revistës, për autorët dhe lexuesit.
Dëgjim të këndshëm!
Contact Albanicum
Guest appearances
Books guests
Based on episode analysis; this does not confirm that the show is currently accepting guests.
Host of Albanicum?
Claim your podcast to manage its listing and keep your show details accurate.
Pod Engine is an independent podcast discovery and analytics service and is not affiliated with or endorsed by this podcast. Artwork and show content belong to their owners. Full legal notice.
Explore this show Podcast research with Pod Engine