

Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
bibla.al
5.0from 1 ratings
- 50
- Episodes
- 1
- Ratings
- 2022
- First episode
About Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio
- Publisher
- bibla.al
- Category
- education · history · religion & spirituality
- Language
- sq
- Explicit
- No
- First episode
- 15 Aug 2022
- Latest episode
- 16 Aug 2022
Latest episodes
50 episodes in the feed.

16 Aug 2022
Zanafilla 50
1 Pastaj Jozefi e përqafoi të atin, qau dhe e puthi. 2 Jozefi i urdhëroi shërbëtorët e tij dhe mjekët që ta balsamosnin të atin. Mjekët e balsamosën Izraelin. 3 U deshën dyzet ditë, sepse kaq zgjaste balsamimi. Egjipti e vajtoi Jakobin për shtatëdhjetë ditë. 4 Pasi kaloi koha e zisë, Jozefi i tha shtëpisë së faraonit: «Nëse kam gjetur hir para jush, i thoni faraonit 5 se im atë më bëri të betohem që, kur të vdiste, ta varrosja në varrin që kishte hapur për vete në tokën e Kanaanit. Prandaj, tani, faraoni të më lërë të shkoj që të varros tim atë e pastaj do të kthehem». 6 Atëherë faraoni i tha: «Shko e varrose atin tënd, siç iu betove». 7 Kështu, Jozefi shkoi për të varrosur të atin. Me të shkuan të gjithë shërbëtorët e faraonit, pleqtë e shtëpisë së faraonit, tërë pleqtë e tokës së Egjiptit, 8 e gjithë shtëpia e Jozefit, vëllezërit e tij dhe shtëpia e të atit. Vetëm fëmijët, dhentë e qetë e tyre mbetën në tokën e Goshenit. 9 Bashkë me të shkuan edhe karrocat e kalorësit dhe kështu u bë një turmë shumë e madhe njerëzish. 10 Shkuan deri te lëmi i Atadit, që ishte përtej Jordanit, dhe atje e vajtuan me gjëmë e Jozefi mbajti shtatë ditë zi për të atin. 11 Kur dëgjuan vajtimin në lëmin e Atadit, banorët e Kanaanit thanë: «Qenka zi e madhe për Egjiptin!». Prandaj edhe vendi përtej Jordanit u quajt Abel Micraim. 12 Kështu bijtë e Jakobit bënë siç ishin urdhëruar. 13 E çuan në tokën e Kanaanit dhe e varrosën përballë Mamreut, në shpellën e arës së Makpelës, që Abrahami kishte blerë bashkë me arën si pronë varri nga Efron Hititi. 14 Atëherë Jozefi, pasi varrosi të atin, u kthye në Egjipt bashkë me vëllezërit dhe tërë njerëzit që kishin shkuar për ta varrosur. Jozefi dhe vëllezërit 15 Pasi u vdiq i ati, vëllezërit thanë: «Nëse Jozefi na urren ende, do të marrë hak patjetër për tërë të keqen që i bëmë!». 16 Atëherë i çuan fjalë Jozefit e i thanë: «Yt atë, para se të vdiste, urdhëroi: 17 “I thoni Jozefit kështu: të përgjërohem, fale fajin dhe mëkatin e vëllezërve të tu megjithëse u sollën keq me ty”. Tani pra, të lutemi, fale fajin e shërbëtorëve të Perëndisë së atit tënd!». Jozefi qau kur i dëgjoi këto fjalë. 18 Pastaj vëllezërit e tij shkuan, u përkulën me nderim e thanë: «Ja, jemi shërbëtorët e tu!». 19 Por Jozefi u tha: «Mos kini frikë! Mos jam Perëndia unë?! 20 Ndonëse ju e kishit për keq, Perëndia e ktheu në të mirë, që të bëjë atë që po ndodh sot, të mbajë gjallë një popull të tërë. 21 Prandaj, mos kini frikë. Unë do kujdesem për ju e për fëmijët tuaj». Kështu, i ngushëlloi e u foli butë. Vdekja e Jozefit 22 Jozefi bashkë me shtëpinë e të atit banoi në Egjipt. Ai jetoi njëqind e dhjetë vjet. 23 I pa bijtë e Efraimit deri në brezninë e tretë dhe bijtë e Makirit, birit të Manaseut, lindën në prehrin e Jozefit. 24 Atëherë Jozefi u tha vëllezërve: «Unë po vdes, por Perëndia me siguri do t'ju kujtojë e do t'ju nxjerrë nga kjo tokë për t'ju çuar në tokën për të cilën iu betua Abrahamit, Isakut e Jakobit». 25 Pastaj Jozefi u kërkoi bijve të Izraelit të betohen e u tha: «Kur Perëndia t'ju kujtojë, m'i merrni me vete eshtrat prej këtij vendi». 26 Jozefi vdiq njëqind e dhjetë vjeç. Trupin e tij e balsamosën dhe e vendosën në një sarkofag në Egjipt.

16 Aug 2022
Zanafilla 49
Jakobi bekon të bijtë 1 Jakobi i thirri të bijtë e u tha: «Ejani t'ju tregoj se çfarë do t'ju ndodhë në ditët që po vijnë: 2 Mblidhuni e dëgjoni, o bijtë e Jakobit, dëgjojeni Izraelin, atin tuaj! 3 O Ruben, i parëlinduri im, ti, fuqia e fryti i parë i burrërisë sime, i epërm në krenari e fuqi, 4 i rrëmbyer si uji, mos paç epërsi, se u shtrive në shtrojën e atit tënd dhe e fëlliqe. Mbi shtratin tim ai u shtri. 5 Simeoni e Levi vëllezër janë e për dhunë shpatat i kanë! 6 Në kuvendin e tyre mos marrtë pjesë shpirti im e në mbledhjet e tyre mos qoftë nderi im. Se nga zemërimi vranë njerëz e dema gjymtuan si deshën. 7 Mallkuar qoftë zemërimi i tyre i tërbuar e mëria e tyre mizore. Te Jakobi do t'i ndaj e nëpër Izrael do t'i shpërndaj. 8 O Judë! Ty, do të lavdërojnë vëllezërit e tu. Mbi zverkun e armiqve të tu do të jetë dora jote. Para teje do të përkulen bijtë e atit tënd! 9 Pjellë luani është Juda. Prej presë u ktheve biri im. Ai ulet e shtrihet si një luan e kush guxon ta zgjojë? 10 Skeptri nuk do t'i hiqet Judës, as shkopi i prijësit këmbëve të tij. Do t'i sjellina (#_ftn73) tagrin, popujt do ta dëgjojnë. 11 Gomarin e lidh në pjergull, kërriçin te hardhia më e mirë. Me verë e lan rrobën e tij, me lëngunb (#_ftn74) e rrushit petkun. 12 Të kuq si vera sytë e tij, të bardhë si qumështi dhëmbët. 13 Zabuloni pranë detit do të banojë e për lundrat liman do të jetë. Kufirin në Sidon do ta ketë. 14 Isahari është gomar i fortë, shtrirë mes dy gardheshc (#_ftn75). 15 Pa se vendpushimi ishte i mirë e toka e këndshme e uli kurrizin nën barrë, shërbëtor i nënshtruar u bë! 16 Dani, popullin e vet do të gjykojë, si çdo fis tjetër i Izraelit. 17 Qoftë si gjarpri rrugës e nepërka udhës, që thembrën e kalit kafshon e kalorësin në shpinë e rrëzon. 18 Shpëtimin tënd pres, o Zot! 19 Gadin do ta sulmojnë kusarët, por në kthim do t'i sulmojë ai. 20 Asheri do të ketë bukë të shijshme e për mbretër ushqime të përzgjedhura. 21 Neftaliu është drenushë e lirë që pjell drerëç (#_ftn76) të bukur. 22 Jozefi është si pemë frutored (#_ftn77), si pemë frutore pranë burimit, me degë tej muritdh (#_ftn78). 23 Hidhur e qëlluan, harkëtarët e sulmuan. 24 Por i fortë mbeti harku i tij e krahët iu forcuan nga dora e të fuqishmit të Jakobit, nga bariu e shkëmbi i Izraelit, 25 nga Perëndia i atit tënd që të ndihmon, nga i gjithëpushtetshmi që të bekon me bekime nga qielli lart e me bekime nga humnera poshtë, me bekime nga gjiri e nga barku. 26 Bekimet e atit tënd ua tejkalojnë bekimeve të maleve të amshuarae (#_ftn79) e begatisëë (#_ftn80) së kodrave të përjetshme. Ato qofshin mbi kryet e Jozefit, mbi ballin e të zgjedhurit ndër vëllezër! 27 Benjamini është ujk grabitqar, prenë e ha në mëngjes e në mbrëmje plaçkën ndan!». 28 Të gjithë këta janë dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Kështu u tha ati i tyre kur i bekoi me radhë, secilin sipas bekimit të vet. Vdekja e Jakobit 29 Pastaj Jakobi i urdhëroi e u tha: «Së shpejti do të vdes. Më varrosni me etërit e mi, në shpellën që është në arën e Efron Hititit, 30 në shpellën që ndodhet në arën e Makpelës, përballë Mamreut,

16 Aug 2022
Zanafilla 48
Jakobi bekon bijtë e Jozefit 1 Pas këtyre ngjarjeve Jozefin e njoftuan se i ati ishte sëmurë. Atëherë Jozefi mori me vete të dy bijtë, Manaseun dhe Efraimin. 2 Kur i treguan Jakobit se po vinte biri i tij, Jozefi, mblodhi forcat dhe u ul mbi shtrat. 3 Pastaj i tha Jozefit: «Perëndia i gjithëpushtetshëm m'u shfaq në Luz, në tokën e Kanaanit, e më bekoi. 4 Ai më tha: “Ja, unë do të të shtoj, do të të shumoj e do të të bëj një shumicë popujsh. Këtë tokë do t'ua jap pasardhësve të tu si pronë të përjetshme”. 5 Tani pra, të dy bijtë e tu, Efraimi dhe Manaseu, që të lindën në tokën e Egjiptit para se unë të vija këtu, do të jenë bijtë e mi ashtu siç janë Rubeni dhe Simeoni. 6 Ndërsa bijtë e lindur pas tyre do të jenë të tutë dhe, për nga trashëgimia, do të thirren sipas emrit të Efraimit e Manaseutzh (#_ftn72), 7 sepse Rakela më vdiq rrugës kur po vija nga Padani. Ajo vdiq në tokën e Kanaanit, kur ishim ende larg Efratës, dhe unë e varrosa aty, rrugës për në Efratë, ku është Betlehemi». 8 Kur Izraeli i pa bijtë e Jozefit, tha: «Kush janë këta?». 9 Jozefi iu përgjigj të atit: «Janë bijtë e mi që Perëndia m'i dha në këtë vend». Atëherë Jakobi i tha: «M'i sill pranë që t'i bekoj». 10 Izraelin e kishin lënë sytë për shkak të pleqërisë e nuk mund të shikonte më. Jozefi i afroi të bijtë dhe Jakobi i puthi e i përqafoi. 11 Izraeli i tha Jozefit: «Kurrë nuk e prisja të të shihja, por ja, Perëndia më ka lejuar të shoh edhe pasardhësit e tu!». 12 Jozefi i mori të bijtë nga prehri i të atit e u përkul me nderim gjer në tokë. 13 Pastaj i mori të dy dhe ia afroi Jakobit. Efraimin e vuri në të djathtë të vetes, që ishte në të majtë të Izraelit, ndërsa Manaseun e vuri në të majtë të vetes, që ishte në të djathtë të Izraelit. 14 Por Izraeli shtriu dorën e djathtë dhe e vuri mbi kryet e Efraimit, më të voglit. Ndërsa dorën e majtë e vuri mbi kryet e Manaseut. Kështu, ai i kryqëzoi duart, ndonëse Manaseu ishte i parëlinduri. 15 Atëherë e bekoi Jozefin e tha: «Perëndia, në praninë e të cilit jetuan etërit e mi, Abrahami e Isaku, Perëndia që ka qenë bariu im gjatë tërë jetës sime deri më sot, 16 engjëlli që më shpengoi nga çdo e keqe, ai i bekoftë djemtë. Në ta u përmendtë emri im dhe emri i etërve të mi, Abrahamit e Isakut. U shtofshin e u shumofshin mbi tokë!». 17 Kur Jozefi pa se i ati kishte vënë dorën e djathtë mbi kryet e Efraimit, nuk i erdhi mirë. Ia kapi dorën të atit për t'ia hequr nga kryet e Efraimit e për t'ia vënë mbi krye Manaseut. 18 I tha të atit: «Jo kështu, ati im! Ky është i parëlinduri. Vëre dorën e djathtë mbi kryet e tij!». 19 Por i ati e kundërshtoi e i tha: «E di biri im, e di! Edhe ai do të bëhet një popull i madh. Megjithatë vëllai i tij i vogël do të bëhet më i madh dhe pasardhësit e tij do të bëhen mori kombesh». 20 Atë ditë Jakobi i bekoi e u tha: «Në emrin tuaj Izraeli do të bekojë duke thënë: “Të bëftë Perëndia si Efraimi e Manaseu!”». Kështu, ai e vuri Efraimin para Manaseut. 21 Pastaj Izraeli i tha Jozefit: «Ja, unë po vdes, por Perëndia do të jetë me ju e do t'ju kthejë në tokën e etërve tuaj. 22 Unë po të jap një pjesë më tepër se vëllezërit e tu, pjesën që mora nga dora e amoritëve përmes shpatës dhe harkut tim». (#_ftnref72)zh48.6 he. vëllezërve të tyre
Reach and audience
Public platform figures. Ratings count people who left a rating, not total listeners.
- Apple Podcasts (US)
- 5.0 / 5
- 1 ratings
Contact Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app
- Guest appearances
- Does not typically book guests
Based on episode analysis; this does not confirm that the show is currently accepting guests.
Host of Bibla Shqip me audio, shkarko ios dhe android app?
Claim your podcast to manage its listing and keep your show details accurate.
Pod Engine is an independent podcast discovery and analytics service and is not affiliated with or endorsed by this podcast. Artwork and show content belong to their owners. Full legal notice.
Explore this show
Podcast research with Pod Engine