Joshja, epshi e lakmia janë të natyrshme, kalitja e nevojshme për kontroll të tyne duhet t'fitohet. Për këtë mund, angazhim, e dije kërkohet. Në rrugën e përndritjes dhe lartësimit shpirtnor, kur jemi bashkë, peripecitë bahen ma të lehta. Na priftë e mbara!
Përkryeshmënia për krijesa s'ekziston. Ecunia jetësore asht graduale, nis si bebe zhag, e qohesh e rritesh e bon vrap. Ngjashëm asht me çdo aspekt tjetër n'jetët tona.Amazon-i që shohim sot s'ka nis n'këtë formë, përkundrazi asht kompletue përgjate viteve, tuj pranue feedback prej njerëzve, tu pa, tu mësue, tu e përmirësue.Përmirësimi ndodh me kohën, si rezultat i akumulimit t'përvojave e dijeve t'reja.
6 May 2023
Abstenimi nga Mainstreami
Me dijte çka ka ndodhe ne Peshkopi, nese s'je i Peshkopise, nuk t'bon hajr a veç dam
Meqë telefonin e kemi gjithe me vete, shprehia per me e kap n'dore ven-e-pa-ven bohet e natyrshme. Çdo rast i boshllekut ne aktivitete a mendime, t'bon vetvetiu me iu rrek shprehise robotike te scroll-it vertikal ne platformat e ndryshme sociale.Me e krijue nji shprehi t're shkenca thotë që njeriut rëndom i merr diku prej 30-60 ditë. Kjo natyrisht varion nga një person në tjetrin. Ngjashëm kohë edhe për zhbamjen e një shprehie t'cillë do me e heq prej vetes. Çfarë vërejmë tek mënyra se si njerëzit kryesisht manifestohen ndaj sjelljeve të tyne, mund t'thuhet që ma e lehtë asht me fitue shprehi t'reja se me hjek ndonjë aktuale. Heqja dorë karakterizohet me s'pari njohje për tejkalim t'vetvetes, motivi t'hatashëm, e përfundim dukshëm joshës e t'leverdijshëm.
Key points:
Rioriento fokusin ne vetvete dhe gjana qe vlejne
Distanco veten nga rrjedha e perditeshme, vecanerisht ndodhite politike
Konsumi informativ po aq ne mos ma i rendesishem se konsumi ushqimor
8 Dec 2022
A osht çdo lloj i suksesit, sukses?!
Puna e shteti, 9to5 formati, pensioni i garantuem, Kallashi e Koxhabylykbashi, e laramani të shumëta nocionesh të këtilla që na bombardojnë qysh në moshë të hershme, prej tjerëve, për me na kallëxue neve se "qysh me u bo t'suksesshëm". Ama, athue vallë janë t'duhuna e t'përshtatshme për ne?
5 Dec 2022
Revolucion Intro - Shkaku, Sfida & Synimi
Shperqendrimi i perditshem osht i dukshem. Lakmia e njeriut osht e pamohueshme. Tuj u bo real me veten, me ia njofte mangesite e leshimet, me qellim qe me i eliminue ashtu qe rezultate e pasoja ma t'frytshme me prodhue, permes rikujtimit e dijes, mundemi me perfitue.
Reach and audience
Public platform figures. Ratings count people who left a rating, not total listeners.
Apple Podcasts (US)
5.0 / 5
1 ratings
Host of Ma Mirë se Dje?
Claim your podcast to manage its listing and keep your show details accurate.
Pod Engine is an independent podcast discovery and analytics service and is not affiliated with or endorsed by this podcast. Artwork and show content belong to their owners. Full legal notice.
Explore this show Podcast research with Pod Engine