"Përballje" me autor kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu, është një platformë edukative dhe informuese që ka për qëllim të ndriçojë çështjet kryesore që preokupojnë shoqërinë kosovare dhe më gjerë. Duke ofruar hapësira për diskutime të thella mbi temat shoqërore, politike, ekonomike, ndërmarrësi, sociale e veçanërisht angazhimin e të rinjve, grave dhe diasporës, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.
#41: Përballje: Gino Mulliqi i “Albanians for America” - A është Kosova ende prioritet në Washington?
Përfaqësuesi i organizatës “Albanians for America”, Gino Mulliqi, ka deklaruar se Kosova duhet ta intensifikojë angazhimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sot nuk e ka më vëmendjen që kishte në periudhën e luftës dhe të shpalljes së pavarësisë. Në një intervistë për “Përballje Podcast”, Mulliqi foli për raportet Kosovë–SHBA, rolin e diasporës shqiptare, anëtarësimin e Kosovës në NATO, pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe nevojën për investime strategjike amerikane.
13 Aug 2026
#40: Përballje: Zef Shala - Roli i “Nënës Terezë” në vitet ’90 dhe gjatë luftës
Cila është historia e Shoqatës “Nëna Terezë” dhe në çfarë rrethanash u themelua ajo? Kur nisi iniciativa, kush ishin themeluesit dhe si u krijua një nga rrjetet më të mëdha të solidaritetit në Kosovë? Si funksionoi shoqata nga viti 1990 deri më 1997 dhe si ndryshoi misioni i saj me përkeqësimin e situatës dhe fillimin e luftës? Kush ishin donatorët e parë dhe cilat qenë aksionet e para humanitare e shëndetësore? Si siguroheshin ushqimet, barnat dhe ndihma për mijëra familje, në një kohë kur shqiptarët ishin përjashtuar nga institucionet publike?
Zef Shala, një nga themeluesit dhe drejtuesi i Shoqatës “Nëna Terezë”, rrëfen për sfidat, rreziqet dhe organizimin e viteve ’90, si dhe për materialet arkivore që dokumentojnë dhunën sistematike të regjimit serb në Kosovë. Si ka ndryshuar shoqata pas luftës dhe cili është misioni i saj sot?
21 Jul 2026
#39: Përballje Podcast: Berim Ramosaj flet për zhvillimet në LDK, Abdixhikun dhe përplasjet në parti
Në episodin e 39-të të Përballje Podcast, i ftuar është profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti i LDK-së, Berim Ramosaj, i cili flet për zhvillimet e fundit brenda partisë, pakënaqësitë e grupeve të ndryshme dhe iniciativën që mund ta vërë në pikëpyetje të ardhmen e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së.
Contact Përballje - Telegrafi
Guest appearances
Books guests
Based on episode analysis; this does not confirm that the show is currently accepting guests.
Host of Përballje - Telegrafi?
Claim your podcast to manage its listing and keep your show details accurate.
Pod Engine is an independent podcast discovery and analytics service and is not affiliated with or endorsed by this podcast. Artwork and show content belong to their owners. Full legal notice.
Explore this show Podcast research with Pod Engine